Kosova t’i identifikojë interesat strategjike në dialog

08:56 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Interesi i Kosovës është të kërkojë marrëveshje për paqe, që do t’i jepte fund konfliktit dhe ndërtimit të një marrëdhënieje krejtësisht të re me Serbinë.

Ky është propozimi që ka dhënë publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, në punimin me titull, “Kanti, lopa e Makiatos dhe një paradigmë e re në negociatat Kosovë-Serbi”, publikuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Me këtë rast është organizuar edhe një diskutim, ku panelistë kanë qenë ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, si dhe hulumtuesja nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Jeta Krasniqi. Aty u theksua domosdoshmëria që palët të identifikojnë interesat strategjike dhe Kosova ta marrë pronësinë në dialog.

Në thjeshtësimin e idesë së filozofit gjerman Immanuel Kant nga vepra “Mbi paqen e përhershme” (1795), në punimin e tij Surroi thotë se ky koncept nënkupton që të dyja palët obligohen t’i shqyrtojnë të gjitha çështjet që çojnë apo mund të çojnë në luftë, dhe t’i zgjidhin me mekanizma që ua jep paqja.

Aty, ai ka listuar tri çështjet e panegocieushme, të cilat prekin interesin strategjik të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme