Përderisa në Kosovë ka përçarje ndërmjet partive politike, në Serbi një gjë e tillë po ndodhë ndërmjet Kishës dhe shtetit.
Që nga koha kur Vuçiq përmendi mundësinë e përcaktimit të kufijve si zgjidhje midis dy vendeve, ka pasur një ftohje të raporteve mes shtetit dhe kishës, rëndësia e këtyre të fundit që ka qenë ndër vite shumë e madhe, transmeton Arbresh.info.
Edhe pse ishte përmendur që në shtator ose tetor do të caktohet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në Serbi në lidhje me qëndrimet për Kosovën, sipas Blicit sertb deri më tani askush nuk ka kërkuar seancë.
Sipas një numri të priftërinjëve, në qoftë se Vuçiq do ta komunikojë lajmin për përckatimin e kufirit atëherë zgjidhja edhe mund të zgjasë deri në muajin maj, duke bërë që seanca të mos mbahet tash.
E nëse ftohet në një të ardhme të afërt ndonjë referendum, atëherë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit edhe mund të thirret.
Gjithashtu siç shkruan gazeta serbe nuk ka njoftim që ka ndryshim nga qëndrimet për korrigjimin e kufijve si zgjidhje midis dy vendeve. Kjo ngre pyetjen se në Beograd mund të ketë konflikt ndërmjet presidentit, qeverisë dhe Kishës ortodokse serbe.
Historianët serbë paralajmërojnë se një konflikt ndërmjet shtetit dhe Kishës, do të mund të kishte pasoja të mëdha.
Në muajin shtator presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet ta vizitojë Kosovën ku edhe zyrtarisht do të tregojë për zgjdhjen Kosovë-Serbi.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi