Kosova shënon 550 vjetorit e largimit nga kjo jetë të Gjergj Kastriot – Skënderbeut

10:32 | 16 Tetor 2018
V. S.

Po mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtarë për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj  Kastriot – Skënderbeut

Jahja Lluka kryetar i komisionit ndërministror ka thënë se jeta dhe vepra e Gjergj Skënderbeut tregon se si ta ruajmë lirin.

“Shqiptaret gjithandej është rritur dhe zhvilluar e cila na njeh e gjithë bota me heroin Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ndjehen i lumtur qe ne gjithë boten shqiptarë  na njohin me ketë figurë.Përmes këtij organizimi ju do te nxjerrin në  pah historitë e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe sa më te bashkuara të jemi  aq më te lumtur do te ndjehemi. Jeta dhe vepra e Gjergjit tonë  te madh tregon se si ta ruajmë lirin”. Tha lluka.

Shyqeri Bytyqi, ministër i arsimit shkencës dhe teknologjisë, thotë se Skënderbeu ishte shembulli me i mirë dhe ishte udhërrëfyesi jonë.

“Gjergj Kastriot Skënderbeu është njeri nga figurat me te respektuat ne historinë shqiptarë.  Skënderbeu për vite të tëra shërbeu si i tillë për shqiptaret Kosovës  ishte shembulli me i mirë dhe ishte udhërrëfyesi jon”, tha Bytyqi.

Ndonëse ishte paralajmëruar qe në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës, ata nuk janë duke marruar pjesë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme