Ministri Beqaj sot i dorëzoj Komisioneres Evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, Projektin “Regional Research & Development Cloud”, së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Beqajt projekti i prezantuar është një platformë unike, që përfaqëson qasje origjinale për integrimin e platformës për hapjen e të dhënave, hulumtimin dhe zhvillimin, digjitalizimin e ekonomisë, fuqizimin e start-upeve dhe femrave në ndërmarrësi. Projekti synon realizimin e objektivave të dala nga Agjenda Digjitale e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Ministri konfirmoj që ka marrë në parim mbështetjen e Komisioneres Gabriel dhe në fund të këtij muaji në Bruksel grupet teknike do të finalizojnë instrumentet dhe kanalet e financimit./arbresh.info
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...