Taksa prej 100% e vendosur karshi produkteve të Serbisë duket se do të jetë edhe vendimi i cili do t’i sjellë Kosovës sanksione të rënda nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ndonëse kemi në vazhdimësi paralajmërime dhe vërejtje, është për keqardhje se si liderët e Kosovës nuk ndalen dhe të mendojnë, por vazhdojnë me deklarata se do të forcojnë edhe më tej këtë taksë, thotë politologu Ramush Tahiri.
Ai për arbresh.info, thotë së nuk është politikë nëse vazhdojmë me taksë dhe presim sanksionet nga Amerika.
“Enver Hoxhaj po thotë së do të vazhdojmë më ide kreative për forcim të taksës edhe përkundër reagimeve të miqve dhe nëse sillmi kështu na nuk kemi fuqi botërorë nuk mundemi me mbijetua pa marr parasysh a është e drejt a jo, por s’mujm me mbijetua pa miqtë ndërkombëtarë. Kemi vërejtje edhe prej Ambasadorit edhe prej miqve amerikanë. Na i kanë dërgu tetë pika vërejtje për këtë çështje dhe ne nuk duhet të shohim meritë e kujt do të jetë tërheqja e taksës a e Presidentit a e Kryeministrit. Pasi që na kemi ardhë në pozitë ku do të kemi sanksione pse s’po e heqim taksën. Politikë e mençur do të ishte na me pezullu taksën pa i marr sanksionet. Nuk është politikë të presim që të marrim sanksionet dhe pastaj ta rrezojmë qeverinë e të presim që një Qeveri tjetër t’i hjek sanksionet prej Evropës e BE-së”.
Ndërsa duke folur për rolin e Presidentit në krejt këtë çështje, Tahiri shprehet i habitur me deklaratat e njeriut më të afërt të tij, siç është Enver Hoxhaj.
“Mundet me lujt rol kryesor Presidenti në heqjen e taksës sepse ai po don mu ba bisedimet. Unë mendoj së për këtë duhet të vendos Qeveria, e cila edhe e ka vënë taksën. Nuk po mundem t’i kuptoj deklarimet e Enver Hoxhës i cili është edhe i afërt me Hashim Thaçin. Ai s’po e marr vesh pse po don më forcua taksën, a ka ndonjë plan më heke Qeverinë Haradinaj apo po mendon që me këtë do të fitoj Kosova. Po më këtë nuk fiton Kosova, përkundrazi po dëmtohet në aspektin ndërkombëtarë. Taksën prej momentin që kanë thënë BE dhe SHBA duhet më hekë dhe prej momenti që Qeveria po këmbëngulë mos me hekë, pres qe nga javët e ardhshme t’i vinë reagimet edhe sanksionet kundër Kosovës nga BE dhe ndërkombëtarët”, ka përfunduar Tahiri.
Që nga vendosja e kësaj takse nga Qeveria e Kosovës, ka pasur reagime të njëpasnjëshme nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të cilët kanë kërkuar në vazhdimësi që kjo takse të hiqet nga Kosova, më arsyen së në vende të këtyre vendimeve duhet të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare për paqe ne rajon.
Thirrja e fundit për pezullim të taksës ka ardhur të premten nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka bërë edhe një herë thirrje në drejtim të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Sipas deklaratës së tij, një vendim i tillë do t’i hapte rrugë dialogut të Brukselit, për të cilin thotë se e mbështesin plotësisht edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqes, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”. Disa komentatorë dhe politikanë sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve në arenën ndërkombëtare.”
Tutje në këtë deklaratë thuhet së tërheqin vërejtjen kundër konstatimeve së Kosova ose cilido mik i SHBA-së mund me ndërmarr veprime që shkojnë kundër interesave strategjike të SHBA-së.
“Ne tërheqim vërejtjen kundër konstatimeve se Kosova ose cilido mik i SHBA’së mund ndërmarrin veprime që shkojnë kundër interesave tona strategjike, pa u përballur me pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale. Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqes dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive. Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale.”, thuhet në fund të kësaj deklarate.
Kujtojmë së Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100% për të gjitha produktet Serbe më 21 nëntor të vitit 2019.
Ndryshe vendosja e taksës është bërë edhe “mollë sherri”, për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që pala serbe nuk dëshiron t’i vazhdojë bisedimet pa heqjen e taksës./V.Selimi/Arbresh.info/
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...