Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, me ftesë të zëvendëskryeministrit, njëherësh Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zidan, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare ministrore me temën “Zonat rurale dhe bujqësia si një mundësi për Njerëz të rinj”, e cila po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Kjo konferencë do të fokusohet në rëndësinë e fermerëve të rinj dhe rinovimin e gjeneratave për të ardhmen e bujqësisë evropiane dhe sigurimin e sigurisë ushqimore, ndërsa janë të ftuar të marrin pjesë ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për pranim në BE, si dhe Këshilli Evropian i Fermerëve të Rinj (CEJA).
Sipas një njoftimi të ministrisë, gjatë diskutimit në këtë konferencë, ministrat do të shkëmbejnë mendime rreth asaj se si të ndihmojnë të rinjtë në fshatra për ta bërë mjedisin më miqësor, në mënyrë që më shumë të rinj të vendosin të jetojnë në zonat rurale dhe të punojnë si fermerë dhe si të krijojnë një mjedis më stimulues për gratë e reja që jetojnë në ato zona.
“Diskutimi gjithashtu do të adresojë digjitalizimin në bujqësi. Aplikimi i mjeteve dhe teknologjive të reja të informacionit, bazave të të dhënave dhe inovacioneve mendohet se çon në një konkurrencë më të madhe, menaxhim më të mirë dhe reduktim të ngarkesave administrative. Ministrat do të shkëmbejnë përvojën në lidhje me transferimin e teknologjive të informacionit në bujqësi dhe rolin që fermerët e rinj luajnë në këtë aspekt. Ministri Rikalo, në një takim të veçantë me Ministrin Zidan biseduan për mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e politikave bujqësore. Ministri Rikalo theksoi se Sllovenia është një partner shumë i mirë ekonomik dhe politik i Republikës së Kosovës dhe falënderoi këtë të fundit për përkrahjen që shteti i tij i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Nga ana tjetër, Ministri Zidan shfaqi gatishmëri që të mbështesë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve bujqësore”, thuhet në njoftim.
Kjo konferencë po zhvillohet një ditë para hapjes së Panairit të 56-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit (AGRA). Ndërsa, në fund të konferencës ministrore, ministrat pritet të miratojnë një deklaratë të përbashkët.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner