Kosova edhe më tej vazhdon të mos ketë ligj për mbrojtjen e fëmijëve. Qysh në vitin 2013, institucionet e Kosovës, kishin filluar të hartojnë një ligj të tillë, por që i njëjti ende nuk ka arritur të miratohet. E derisa fëmijët e Kosovës nuk kanë as ligj me të cilën do të kishin mundësi të mbroheshin, një numër i madh i tyre për shkak të kushteve të rënda ekonomike, detyrimit nga familjarët, bëjnë punë të rënda që në fakt nuk janë për ata.
Derisa Kosova është vendi me popullsinë më aktive në rajon dhe jo vetëm, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë për KosovaPress, se një potencial i tillë që nuk gjen një trajtim adekuat, është një dështim i institucioneve që nuk do duhej lejuar.
Në bazë të monitorimeve, ai thotë se kanë vërejtur shkelje të mëdha të drejtave të fëmijëve, pavarësisht se ligji nuk lejon që fëmijët të punojnë dhe të bëjnë punë të rënda nën moshën e mitur.
Bazuar në këtë, ai thotë se kanë iniciuar një raport për të parë dështimet dhe problemet në kuadër të gjithë sistemit i cili do të duhej të ofrojë mbrojtje.
“Një argument i mirë që mund të na shërbej të gjithëve për të reflektuar dhe për të parë dështimet në fuqizimin e instrumenteve ligjore, është vonesa në miratimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe gjithashtu ka disa vite që qarkullon në Kuvendin e Kosovës, por asnjëherë nuk arrin të tejkalohet ajo sfidë dhe të kemi një ligj që përfundimisht miratohet dhe pastaj të kemi veprime të autoriteve, karshi obligimeve që kemi. Një vonesë e tillë, pra prej afër katër viteve definitivisht është argument i mirë për të dëshmuar që nuk ka pasur një vullnet të mirëfilltë dhe të sinqertë që të tejkalohet kjo situatë dhe të miratohet një ligj, i cili do të ofroj së paku një përkrahje shtesë për fëmijët në Kosovë”, thotë Jashari.
Papunësia, presioni nga prindërit, shfrytëzimi dhe keqtrajtimi i tyre, janë vetëm disa nga indikatorët që shtyjnë fëmijët për të punuar punë të cilat nuk janë për ata.
Sociologu Ferdi Kamberi tregon se si mund të ndikojë një fëmijëri e tillë.
“Pasojat janë të shumta, ajo ndikon drejtpërdrejt tek shëndeti i fëmijëve për shkak se në disa raste fëmijët janë të ekspozuar ndaj reciklimit të mbeturinave ose hasin në materie të ndryshme inorganike, të cilat mund t’ia dëmtojnë shëndetin ose ekspozohen ndaj rreziqeve të ndryshme dhe askush nuk merret fatkeqësisht me inspektimin apo monitorimin e tyre…Pasoja të tjera janë edhe ndërprerja e shkollimit, dhe kur një shoqëri fillon të ndërprej shkollimin atëherë apriori kjo ndikon edhe në stagnimin e asaj shoqërie”, thotë ai.
Në bazë të Ligjit për Punë, saktësisht nenit 7 për kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës, asnjë punëdhënës nuk mund të lidh kontratë pune nën moshën 15 vjeçare, e edhe në këto raste, puna që mund të bëjnë ata nuk duhet të jetë e rëndë.
” Marrëdhënia e punës mund të themelohet me çdo person prej moshës tetëmbëdhjetë vjeç. Marrëdhënia e punës mund të themelohet edhe me personat në mes të moshës pesëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, të cilët mund të punësohen për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me ndonjë ligj ose akt nënligjor. Asnjë punëdhënës nuk mund të lidhë kontratë pune me ndonjë person nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç”, thuhet në këtë nen.
Në lidhje me këtë është në dijeni edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, por që rastet e tilla të shkeljeve, janë evidente në Kosova, për çka pohon edhe Recica.
“Ne me shqetësim jemi duke e trajtuar faktin se në Kosovë mund të ketë fëmijë të cilët janë të prekur nga puna e rëndë, nën moshën e lejuar. Dhe për këtë në vitin e kaluar në kuadër të komitetit për parandalimin e punëve të rënda të fëmijëve… kemi nënshkruar marrëveshje bashëkëpunimi pothuajse me gjithë kryetarët e komunave me qëllim që edhe niveli qendror edhe niveli lokal të bëhemi bashkë për parandalimin, saktësisht luftimin e dukurisë, për parandalimin e fëmijëve dhe kyqjen e tyre në punë të rënda. Krejt kjo që fëmijët tanë të rriten të shëndosh, fëmijëve tanë t’u krijohet mundësi për edukim, ta shijojnë moshën e fëmijërisë”, tha Reçica.
Me këtë marrëveshje të nënshkruar, ai thotë se do të krijohet një sensibilizim të ri të të gjithë akterëve në vend që të angazhohen bashkërisht, që fëmijët të cilët nuk e kanë moshën për punë, të arsimohen dhe të kenë një fëmijëri sa më të mirë.
Megjithatë, Jashari ka treguar se çfarë duhet bërë për një mbrojtje dhe trajtimin më të mirë të fëmijëve.
“Koordinimi në rend të parë ndër-institucional, sepse është detyrë e shtetit dhe është e drejtë pozitive për të siguruar dhe mbrojtur fëmijët aq më tepër për të promovuar. Në të dy aspektet mendoj që kemi mangësi këto duhet evituar dhe përcjell së bashku me këto standarde ndërkombëtare që i kemi në kushtetutën e vendit. Siç e thashë konventa e fëmijëve, që njëra nga parimet udhërrëfyese e saj është interesi më i mirë i fëmiut”, deklaron Jashari.
Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ishte cilësuar si sfidë për Kosovën edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian. Ndryshe, 1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Origjina e kësaj date është nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925, konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinez të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit.
Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend