Republika e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë dy të tretat e votave të shteteve të pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që po mbanë punimet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në raundin e dytë të votimit, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 15 vende abstenuan në këtë votim, raporton arbresh.info.
Në raundin e parë të votimit 76 vende ishin për, kundër 56, dhe abstenuan 22 vende, raporton arbresh.info.
Ndër vendet që votuan kundër anëtarësimit në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunimin policor ishin Kina, Namibia, Maroku, Bjellorusia, Peruja,
Sekretari i INTERPOL-it, Jurgen Stock, ka akuzuar Serbinë për shantazh nëpërmjet spekulimeve nëpër medie rreth anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
“Nuk është kriter që një shtet të jetë anëtar i OKB-së. Serbia ka shantazhuar zyrtarët e Interpolit, nëpërmjet spekulimeve në media”, deklaroi Stock.
INTERPOL-i aktualisht numëron 192 shtete anëtare. Në rendin e ditës për votim kësaj radhe ishte pranimi i Kosovës, Kiribatit dhe Ishujve Vanuatu.
Kosova për herë të parë ka aplikuar për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it në vitin 2010. E ka përsëritur kërkesën pesë vjet më vonë, në vitin 2015, kjo është hera e tretë që Kosova pret të bëhet anëtare e INTERPOL-it.
Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga delegatët e emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare. Si organi suprem i qeverisjes së INTERPOL-it, ai mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që prekin politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës, financat dhe programet e aktiviteteve.
Ai gjithashtu zgjedh Komitetin Ekzekutiv të Organizatës, dhe këtë vit Kuvendi do të votojë për një President të ri për dy vitet e mbetura të mandatit aktual (deri në vitin 2020). Në përgjithësi, vendimet merren me shumicë të thjeshtë në formë të rezolutës. Çdo vend anëtar i përfaqësuar ka një votë.
Shefat e policisë dhe ekspertët e sigurisë nga e gjithë bota janë mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të 87-të të INTERPOL-it në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe për të trajtuar një sërë çështjesh të sigurisë globale.
Nxitja e inovacionit në zbatimin e ligjit dhe lidhjen me policinë janë tema kyçe, përveç bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit kibernetik gjatë konferencës katër-ditore.
Në ditën e fundit, Asambleja e Përgjithshme do të zgjedhë një President të ri për dy vitet e mbetura të mandatit aktual (deri në vitin 2020). /arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...