Me këtë rast Hahn është përgjigjur se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker e ka bërë të qartë që asnjë shtet anëtar i ri nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet e hapura bilaterale.
“Për Serbinë, kjo do të thotë që duhet të plotësojë zbatimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën. Por, më lejoni të vetëdeklarojë një gjë më shumë. Duket se shumë njerëz, duke përfshirë politikanë, kanë përshtypjen se një zgjidhje në lidhje me Kosovën është parakushti i vetëm, por ky nuk është. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbeten thelbi i procesit të zgjerimit”, ka thënë Hahn.
Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk është parakushti i vetëm në rrugën e Serbisë drejt BE-së, pasi sipas tij BE-ja duhet të jetë e fortë dhe më e ashpër para se të zgjerohet.
Hahn madje nuk i është përgjigjur pyetjes se kur pret marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Madje ai nuk ka komentuar as çështjen e ndryshimit të mundshëm kufitar, duke thënë se BE nuk spekulon mbi elementet e mundshme të marrëveshjes përfundimtare.
Megjithatë, ai ka theksuar se BE mbështet plotësisht dialogun midis dy vendeve dhe se marrëveshja përfundimtare nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste në përputhje me ligjin ndërkombëtarë të BE-së.
“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e përshtatur dhe jo për të krijuar ndonjë precedent, por për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së”,ka përfunduar Hahn.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...