Google ADS

Kosova është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit

23:24 | 7 Nëntor 2018
V. S.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është tkuar me Ioannis Brachos, Sekretar i Përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, me të cilin shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e partneritetit ekonomik dhe atë të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Haradinaj tha se Kosova është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, në shërbim të krijimit të një mjedisi të volitshëm për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët.

Statusi i plotë i Kryeministrit:

Greqia ka pasur qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës dhe për këtë jemi mirënjohës. Në takim me Ioannis Brachos, Sekretar i Përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, shprehëm vullnetin e përbashkët për intensifikimin e partneritetit ekonomik dhe atë të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona. Kosova është e hapur për thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, në shërbim të krijimit të një mjedisi të volitshëm për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme