Pothuajse çdo ditë në Kosovë zhduket nga një person. Ndërsa gjatë tërë vitit numri i personave të raportuar në Policinë e Kosovë si të zhdukur arrin në 250. Vetëm gjatë 2018-ës sipas të dhënave të PK-së dërguar arbresh.info janë raportuar si të zhdukur 248 persona.
“Duke ju referuar të dhënave në PK, ju informojmë se: për periudhën kohore 01/01/2017 – 31/12/2017 janë të raportuara 240 raste, për periudhën kohore 01/01/2018 – 31/12/2018 janë të raportuara 248 raste, për periudhën kohore 01/01/2019 – 28/02/2019 janë të raportuara 36 raste”, thonë për arbresh.info.
Policia e pranon se jo të gjithë këta t ë zhdukur arrijnë t’i gjejnë.
“Kryesisht një numër i konsiderueshëm i personave te raportuar te zhdukur, pas një kohe rezultojnë te gjetur apo te kthyer ne lokacionet e tyre. Mosha dhe gjinia e personave te përfshirë ne këto raste është e ndryshme” thonë në polici.
E numrin e të zhdukurve, Vebi Mujku, njohësi i çështjeve sociale në një prononcim dhënë arbresh.info e ka quajtur shqetësues.
“Po këto shifra janë shumë shqetësuese, sidomos për faktin se largimi nga shtëpia apo ikja nga shtëpia si term më adekuat për personat e mitur, është një rrezik shtesë për ballafaqimin e tyre me dukuri negative”, ka thënë ai.
Mujku ka shtuar se problemet brenda familjes mund të jetë shkaktar të kësaj dukurie.
“Kjo dukuri është e lidhur kryesisht me problemet brenda familjes, e që secili problem brenda familjes mundë të konsiderohet edhe si problem social. Sidomos me faktin, se familjet nuk janë shumë të përgatitura për pranimin e fëmijëve të tyre, të cilët kanë vendos të identifikohen si kategori e rrezikuar si p.sh LGBT, përdorues substancash, bashkëjetesa, apo dukuri tjetër asociale”, ka shtuar Mujku.
Ai po ashtu ka treguar për mënyrat zvogëlimin apo zhdukjen e kësaj dukurie.
“Duhet të punohet ngushte me familje, me shkolla dhe në komunitet, e që tani për tani nuk është duke u punuar shumë në këtë drejtim nga drejtoritë komunale përgjegjëse dhe të mandatuara për ngritjen e vetëdijes së personave të mitur”, ka përfunduar ai.
Se kjo dukuri lidhet me problemet familjare mendon edhe eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.
“Lidhur me dukurin e zhdukjes se personave në Kosovë mund të themi që këta persona të cilët janë paraqitur si raste pran Policisë se Shtetit mund të themi që motivet për të “zhduk” janë kryesisht të ndërlidhura me problemet personale/private të tyre qoftë për ndonjë lidhje të fshehta dashurie apo probleme tjera familjare”, ka thënë ai.
Shala ka shtuar se ky fenomen nuk mund ta shndërroj Kosovën në vend të pasigurt.
“Dhe kjo dukuri mund të themi që është shndërruar si fenomen që duhen institucionet tjera si drejtorit për pune sociale në gjithë vendin ti identifikojnë familjet me potencial të lartë të problemeve që mund të manifestohet me procesin e zhdukjes. Dhe me përgjithësi të plotë mund të themi që Kosova në as një formë nuk mund të shndërrohet në vend të pa sigurt sepse kemi institucione të cilat në çdo kohe dhe problem të shfaqen mund ti kundërvihen dhe të mbrohet qytetari i Kosovës”, ka shtuar ai.
Ndryshe rasti i ngjashëm kishte ndodhur javë më parë në Kaçanik. E mitura V.G për të disatën herë ishte raportuar si e zhdukur nga familjaret e saj.
Ajo vazhdimisht ishte larguar nga shtëpia, por më pas ishte gjetur nga policia dhe kthyer të familjarët.
Njësoj kishte ndodhur edhe me datën 06.02.2019 Policia e Kosovës ishte njoftuar nga familjarët e të miturës për zhdukjen e saj. Ajo ishte gjetur me 10.02.2019 dhe kthyer në shtëpi por një dit më pas më 11.02.2019 Policia ishte njoftuar përsëri për zhdukjen e saj.
E pas intervenimit të Policisë ishte gjetur pas një dite në një Qendër Tregtare në Pejë.
“Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjell në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, thuhej në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...