Ministri i shkarkuar në Qeverinë Haradinaj, Bajram Hasani, në Televizionit 7 ka folur për skenarin që, sipas tij, kanë informata se do të ndodhë rreth dialogut me Serbinë.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani thotë se nuk dëshiron që shefin e tij, Fatmir Limaj, ta shoh se është pjesë e dialogut me Serbinë. Kjo sepse, sipas Hasanit, aty do të ndahet Kosova.
Zyrtari i lartë i Nismës thotë se kanë informacione se fundi i këtij procesi që ka nisur me Serbinë do të jetë ndarja e Kosovës.
“Unë besoj se Limaj e di në hollësi por nuk e ka diskutuar në kryesi të Nismës. Kemi marrë informata prej tjetërkujt. Unë nuk do të doja ta shihja Limajn në këtë skenar””, ka thënë Hasani.
Sipas Hasanit, të gjithë liderët janë të informuar dhe e dinë se nuk bëhet fjalë për korrigjim por për ndarjen e Kosovës./T7/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?