Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me kreun e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq.
Kosnett shkruan në Tëitter se me Petroviqin folën për rëndësinë e diversitetit politik në Kosovë.
“Bisedova për vlerat e diversitetit poltik në një shoqëri demokratike me deputetin e SLS’së, Slobodan Petroviq. Zyrtarët e zgjedhur në Kosovë duhet që vazhdimisht të avokojnë për bashkëpunim në cështjet e rëndësishme për zgjedhësit e tyre dhe për të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Konsett, raporton Gazeta Express.
Ndërkaq, sipas një njoftimi nga SLS-ja, Petroviq ka shprehur shqetësimin rreth retorikës ndezëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe keqtrajtimin e zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në vendkalimet në Serbi nga pjesëtarë të BIA-s dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Në njoftim thuhet se Petroviq ka kujtuar se aspirata e partisë së tij është të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë, në mes të të gjitha komuniteteve.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën