Kosnett: Me krerët e Listës Serbe bisedova për interesat dhe shqetësimet e tyre

17:56 | 15 Mars 2019
Arbresh.info

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar se është takuar sot në Prishtinë me përfaqësuesit e Listës Serbe.
“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett përmes Twitter.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur: “Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme