Duke shpërndarë një postim në rrjetin social Twitter, ku flitej për raportet e Amerikës me Vietnamin, ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka krahasuar edhe raportet Kosovë-Serbi.
Artikulli të cilin Kosnett e ka shpërndarë, tregonte raportet diplomatike të Amerikës me Vietnamin, që ishin normalizuar në vitin 1996.
“E ardhmja për dy kombet tona është e ndrishtme, dhe miqësia jonë është premtuese se mund të jetë më e madhe”, thuhej në atë shkrim të shpërndarë nga Kosnett, transmeton telegrafi.
E këtë ambasadori amerikan e ka shfrytëzuar, për të folur indirekt edhe për raportet e Kosovës me Serbisë.
Kosnett ka shkruar se me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq.
Sipas tij, kjo ndodhë nëse ka diskutime të ndershme, dhe me fokus në bashkëpunim.
“Me kohë, armiqtë mund të kthehen në miq. Kjo mund të arrihet duke diskutuar në mënyrë të ndershme të kaluarën e keqe, duke u fokusuar në të mirat që sjell bashkëpunimi për të ardhmen”, ka shkruar Philip Kosnett.
https://twitter.com/shareamerica/status/1100231051648163840?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1100427450239119360&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkosnett-kohe-armiqte-mund-te-kthehen-ne-miq%2F
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...