Gjatë diskutimit ai ka folur edhe për punësimet partiake, raporton arbresh.info.
“Ka njerëz që mbajnë pozita në institucione se kanë familjarë njerëz me ndikim,” është shprehur Kosnett në diskutimin me temë “Avancimi i sistemit të drejtësisë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
Ai ka përmendur edhe rolin e medies në promovimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe vetë qytetarët.
“Roli i medies është thelbësor në demokraci, ato duhet të mbrohen nga presionet dhe kërcënimet. Gazetaria e vërtetë nuk nënkupton klikimet, por raportimin e korrupsionit, pabarazisë dhe llogaridhënien”, është shprehur Kosnett. /arbresh.info/
25 prill 2019, 10:34
“Ngriteni zërin me demonstrata paqësore, kërkoni që çdo politikanë të japë llogari për idealet e mishëruara me Kushtetuën e Kosovës,” është shprehur Kosnett, raporton arbresh.info.
Duke cituar Martin Luter King, ambasadori Kosnett shtoi se padrejtësia kudo paraqet kërcënim për drejtësinë.
Këto komente ai i ka bërë në debatin me temën “Avancimi i sistemit të drejtësisë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës”, pa pranuar të pyetet për zhvillime të tjera në vend./arbresh.info/
25 prill 2019, 10:19
“Besoj se një shoqëri e barabartë është shoqëri më paqësore. Në një shoqëri të drejtë njerëzit e kuptojnë se ka ndarje të drejtë, edhe kur nuk pajtohen me to,” është shprehur Kosnett.
Sipas tij, një shoqëri me trazira është më e pasigurtë për ndërmarrësi dhe vende të reja të punës.
“Kosova po e mahnitë botën si prijëse sa i përket transparencës në prokurimin publik, Kosova ka miratuar Ligjin për sinjalizuesit edhe para Bashkimit Evropian,” është shprehur ambasadori Kosnett.
/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin