Komisioni Evropian në raportin e fundit i ka dhënë goditje të forta Kosovës për mosluftimin e korrupsionit, fenomen ky shqetësues për vendin dhe për ndikimin e politikës në sistemin e drejtësisë
Raporti i Komisionit Evropian (KE) edhe këtë vit ka goditur Kosovën me një varg kritikash sikurse gjatë viteve të kaluara. Derisa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur ta marrin rekomandimin pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, Kosova po vazhdon të mbetet e fundit sa i përket procesit të integrimit në BE.
Pakoja e Zgjerimit, si një prej dokumenteve më të rëndësishme për shtetet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, që u publikua gjatë së martës, kritikoi ashpër Kosovën rreth sistemit gjyqësor, shkruan më tutje “Zëri”.
Ndonëse u tha se është bërë një progres i lehtë, raporti theksoi se korrupsioni vazhdon të mbetet një prej çështjeve shqetësuese në Kosovë. Kritika u adresuan edhe në fushën e ekonomisë, me ç’rast u tha se situata tejet e vështirë e tregut të punës mbetet akoma brengosëse.
Gjithashtu dokumenti i publikuar nga KE-ja kritikoi Kuvendin për vonim të përmbushjes së agjendës legjislative, si dhe Qeverinë për emërimin e një numri të madh të ministrave e të zëvendësministrave
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...