Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka thënë se do të angazhohet që KEK-u të jetë korporata më fitimprurëse në vend si në aspektin gjenerues, po ashtu edhe në atë të mirëqenies sociale.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se do të angazhohet që të rriten të hyrat e korporatës duke e zhvilluar edhe sektorin e shitjes së thëngjillit.Sipas Thaçit, kjo pasuri duhet të shfrytëzohet në të mirë të rritjes ekonomike dhe sociale.
Ai ka thënë se objektiv tjetër i tij është që tokat e degraduara, në të cilat është nxjerr thëngjilli, të kthehen në shfrytëzim për të gjeneruar të hyra.Ndërkaq duke folur për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, Thaçi ka thënë se janë bërë përgatitjet që KEK-u të jetë në prodhim me maksimumin e kapaciteteve prodhuese, po ashtu ka treguar se kanë arritur të krijojnë rezerva të mjaftueshme të thëngjillit për sezonin e dimrit./Epoka e re/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë