Koordinatori Hoti takohet me Kryetarin e PD-së në Bujanoc

20:59 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës gjatë një vizite zyrtare në Luginën e Preshevës, u takua me Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, në Bujanoc. Në këtë takim u diskutua për Programin Nacional për Rininë si dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Koordinatori Hoti foli për Programin Nacional për Rininë duke shpjeguar se ai është dizajnuar të realizohet në formë të garës në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, dituri dhe sport. Ai tha se është koha të kthehemi kah qendra e zhvillimit e ajo sipas Hotit është arsimi.

“Ne kemi hartuar Programin Nacional për Rininë i cili do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe jo vetëm. Ky program do të realizohet në tri nivele: nivel shkolle, komune dhe republike. Përmes këtij programi do të rritet bashkëpunimin mes nxënësve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kosovës pasi që në nivelin republikan ata do të garojnë me njëri-tjetrin. Do të shtohet edhe bashkëpunimi mes mësimdhënësve e nxënësve, mes prindërve e fëmijëve e kështu me radhë”, tha Koordinatori Hoti.

E Kryetari Arifi falënderoi Koordinatorin Hoti për vizitën e tij në Luginë të Preshevës dhe tha se pret që programi të realizohet ashtu siç parashihet.

“Programi që sapo shpalosët pranohet plotësisht dhe uroj të realizohet ashtu siç është hartuar. Përfshirjen e Luginës së Preshevës në këtë program është një shpresë për bashkim me Kosovën”, tha Arifi.

Në këtë takim u diskuta edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshëvë duke theksuar disa prej tyre siç janë, mos njohja e diplomave të Kosovës, mosnjohja e teksteve shkollore e çështje tjera.​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme