Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikes së Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi dhe Drejtoresha Komunale e Arsimit, Shpresa Shala, realizuan vizita në institucionet arsimore në Prishtinë për të parë nga afër ecuritë e zhvillimit të garave.
Fillimisht Koordinatori Hoti vizitoi Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” ku u takua me drejtorin dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Hoti tregoi për përfitimet që do t’i kenë të rinjtë nga Programi Nacional për Rininë.
“Nga ky vit ka filluar të implementohet Programi Nacional për Rininë. Po shoh se ju keni filluar të plotësoni dokumentacionin e nevojshëm. Ju drejtorë e mësimdhënës jeni ata që e formësoni të ardhmen e vendit. Ju keni në dorë zemrën e së ardhmes, e që është nxënësi. Ky program nuk do t’i aftësojë të rinjtë vetëm për punë, por do t’u ofrojë hapësirë të gjithëve për të shprehur aftësitë kreative, sportive dhe të diturisë”, tha Koordinatori Hoti.
Ndërsa, Nënkryetari Nushi tha se Komuna e Prishtinës e mbështet këtë program sepse siç vlerëson ai, është për të mirën e përgjithshme.
“Ne si komunë e kemi përqafuar këtë program dhe kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me koordinatorin. Ne e mbështesim shumë këtë program dhe presim që edhe ju ta bësni këtë sepse është për të mirë e përgjithshme. Detyrë e juaj e vetme është të udhëzoni, t’i orientoni dhe të njihni personalitetin e nxënësit tuaj”, tha Nënkryetari Nushi.
E Drejtoresha Shala vuri theksin te gjithëpërfshirja e nxënësve në garë dhe tha se pret rezultate te mira. “E mira e këtij programi është që të gjithë nxënësit mund të marrin pjesë dhe jo vetëm ata më të mirët, siç ka ndodhur deri tani. Do të ketë më shumë angazhim por kjo parashihet edhe në kontratat e mësimdhënësve, andaj nuk dyshok se do të dalim mirë”, shtoi Drejtoresha Shala.
Përveç vizitës në shkollën “Ismail Qemali”, Koordinatori Hoti vizitoi edhe Shkollën e Mesme të Ulët “Faik Konika” dhe Shkollën e Mesme të Lartë “Xhevdet Doda”. Edhe në këto shkolla Koordinatori Hoti u prit nga drejtorët dhe mësimdhënësit me të cilët diskutuan për procesin e garës. Drejtorët treguan se kanë filluar përgatitjet për garë dhe se janë të kënaqur që në nivel shtetëror po u mundësohet të gjithë nxënësve të shprehin talentet e tyre./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...