Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, për realizimin e Programit Nacional për Rininë.
Koordinatori Hoti tha se pret nga Komuna e Fushë Kosovës që të implementojë Programin Nacional për Rininë duke u mundësuar të rinjve që të kenë një qasje ndryshe dhe më të dashur ndaj shkollës.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të tria fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm prandaj ju falënderoj për mbështetje”, tha Koordinatori Hoti.
Berisha u shpreh i lumtur që nxënësit do të kenë mundësi që përmes garës të shprehin talentin e tyre. “Ne në të gjitha mandatet e kemi pasur prioritet arsimin. Për vite me radhë kemi bërë përpjekje që shahun ta fusim si lëndë zgjedhore, mirëpo deri tani ka qenë e pamundur. Përmes këtij programi sigurisht se do të ngritët edhe cilësia në arsim për shkak që e ka garën si komponentë. Ne në çdo shkollë kemi të gjitha sallat që e mundësojnë zhvillimin e garave në sport dhe do të përkushtohemi që nxënësit ta kenë më të lehtë zhvillimin e garave”, theksoi Berisha.
Hoti në takim u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri. Që të dy theksuan se ministritë që përfaqësojnë e përkrahin Koordinatorin Hoti dhe programin e tij për nxënësit dhe se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.
Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Fushë Kosovës përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin./arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...