Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës ka paralajmëruar se do të futet sërish në grevë.
Përmes një njoftimi për media kjo sindikatë ka njoftuar se do të hyjë në grevë pasi nuk janë përmbushur kërkesat e tyre.
“Sot më 20.04.2019 janë bërë 86 ditë që nga data e nënshkrimit të MOU në mes të MIT dhe SINKON. Përkundër insistimeve te SINKON për takim me MIT si dhe kërkesave për zbatim të marrëveshjes në afat kohor te përcaktuar, SINKON nuk ka marrë përgjigje konkrete apo zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”.
“Për t’i dhënë hapësirë krerëve të institucioneve, respektivisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, anëtarësia e SINKON njëzëri vendosi që të shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 27.05.2019(prej orës 08:00 deri në ora 09:00). Ndërsa me datën 28.05.2019, greva do zgjasë prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake, shtetërore dhe ambulantore në Kosovë”.
Kontrollorët e Trafikut Ajror ishin të pakënaqur me miratimin e Ligjit për Paga me ç’rast ishin futur edhe në muajin shkurt në grevë.
Ata po kërkojnë të rregullohet statusi ekonomiko-financiar për kontrollorët e trafikut ajror përmes amandamentimit të Ligjit të ASHNA-së ose përmes zbatimit të Marrëveshjes Kolektive Sektoriale(MKS).
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...