Google ADS

Konjufca: Ramushi nuk mund të dalë nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Kadrisë

11:20 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk po mund të dalë nga grushti i Thaçit.

Glauk Konjufca e ka quajtur seancën e parë të jashtëzakonshme një shfaqje të turpshme, kur Haradinaj dhe Limaj u dorëzuan përballë PDK-së, raporton arbresh.info.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se në kuvend ndodhi një shfaqje shumë e turpshme fillimisht Ramushi  dhe Fatmiri rezistuan karshi PDK-së, por u dorëzuan dhe Ramushi nuk mund të dalë nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Kadrisë”, u shpreh Konjufca.

“Këta po shkojnë me ja mbështet agjendën Vuqiqit, sepse Thaçi ka bërë të ditur se do të flitet për kufijtë me 7 shtator. Projekti është veriu kurse dëshira është lugina dhe kjo nuk na konvenon. Ramushi dhe Limaj u dorëzuan pas dy takimeve me Thaçin”.

Ai tha se do të mbahet seanca e paralajmëruar nga opozita.

Ndërkohë deputetët e kuvendit kanë shkuar në pauzë 10 minutëshe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme