Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për mundësinë e rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se përplasjet për kufijtë e vendit, mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, mund ta çojnë vendin në zgjedhje.
Konjufca ka folur edhe për ish-kolegët e tij partiakë, që sot bëjnë pjesë në grupin parlamentar të Partisë Socialdemokrate.
Sipas Konjufcës, PSD’së nuk i konvenojnë zgjedhjet, prandaj, ka vlerësuar ai, kjo parti po e përkrah qeverinë e vendit dhe ka vendosur t’i bashkohet ekipit për dialog me Serbinë.
“PSD do të mbesë me gishta në gojë. Dhe do të marrë përgjegjësi, nëse Thaçi merr ndonjë vendim të keq për Kosovën”, është shprehur ai.
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...