Shkuarja e Presidentit të Kosovës në bisedime me Serbin është bërë mollë sherri për deputetet e Kuvendit të Kosovës. Mungesa e vendimmarrjes që do t’i ndalonte, Hashim Thaçit, negocimin e territorit të Kosovës, po mbanë peng shumë zhvillime tjera.
Tash e sa muaj tempulli i vendimmarrjeve legjislative për të ardhmen e Kosovës është në bllokadë.
Shpeshherë edhe vetë pozita nuk po arrin të mbledhë të gjithë deputetët e saj për t’i hapur rrugë projektligjeve mjaftë me rëndësi për vendin.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një intervistë për arbresh.info, thotë se ka pak shpresa që ky institucion t’i kthehet normalitetit.
“Nuk e dimë se kur do te kthehemi në seanca. Pozita nuk ka pranua të bëjë kuorumin për rezolutën të cilën e kemi dërguar në Kuvend. Qeveria dhe mazhoranca nuk po japin vota për këtë rezolutë. Bojkoti i opozitës ka arsye, por nuk njoh ndonjë arsye të mazhorancës që e bojkoton. Qeveria duhet t’i ketë numrat për ecje të Kuvendit. Krejt kjo tregon që Kosova ndodhet në krizë institucionale dhe mënyra me e mirë është që të shkojmë në zgjedhje, kështu nuk mund të ecim,” vlerëson Konjufca.
E kur është në pyetje pengimi i Thaçit, Lëvizja Vetëvendosje nuk i përjashton as protestat.
“Nuk përjashtohen as protestat sepse Presidenti është duke e fut Kosovën në fazën më të rëndësishme. Prej viti 2007 Kosova është në rrezikun më të madh dhe Presidenti është i gatshëm të jap territor për njohje. Ne do të vendosim se çka do të bëjmë pas përfundimit të bisedës së dy presidenteve. Është duke shkaktuar konfuzion më idetë e tij për korrigjim,” shprehet ai.
Deputeti Konjufca, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Ai shprehet optimist ani pse sipas tij, Kosova po mundohet t’i fsheh disa probleme dhe ngecje që i ka.
“ Kosova ka bërë një punë të madhe që ky proces të ketë sukses, mu m’pengojnë në Kosovë disa gjëra. Nuk është qasje e duhur t’i fshehim disa probleme që i kemi. Krejt qa kemi tash është një lloj optimizmi . Unë kam dëshire që Kosova të jetë pjesë e INTERPOL-it por duhet të jemi të përgatitur se ndoshta nuk i arrijmë votat e mjaftueshme edhe pse te gjithë jemi munduar te punojmë për këtë çështje,” deklaron Konjufca./V.Selimi/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?