Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjfuca i është përgjigjur deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj sa i përket çështjes së bojkotit të Kuvendit nga VV-ja dhe LDK-ja.
Në replikën e tij, Konjfuca i ka thënë Molliqajt se ia ka huqur komplet punës së bojkotit.
“Dardani ia paska huq çështjes së bojkotit të kuvendit. Nuk është parim me të cilin i kemi fituar zgjedhjet. Propozimi i PDK-së është shkrirje e PSD-së që i ka bërë më herët, kurse propozimi alternativ është i VV-së dhe LDK-së për me ia ndal këtë projekt politik Thaçit”, ka thënë Konjufca.
Kujtojmë se Molliqaj duke ironizuar, ka thënë se do t’i lus partitë e pozitës që ta votojnë rezolutën vetëm e vetëm që opozitarët të kthehen në Kuvend.
“Kolegë të LDK-së dhe Vetëvendosjes shumë mirë që po ktheheni në Kuvend. Por s’jam me votu as pushtetit dhe as opozitës. Kosova duhet të bëjë platformë për dialogun. Por nëse doni mu kthy në Kuvend për me ja votu rezolutën, atëherë e lusim edhe pushtetin edhe e votojmë”, u shpreh ai, raporton indeksonline.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...