Google ADS

Konjufca: Dialogu duhet të kthehet në pikën zero

10:28 | 5 Prill 2019
V. S.

 Shefi i Grupit Parlamentar i VV-së  Glauk Konjufca ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ndalet, sepse sipas tij udhëheqësit e këtij dialogu nuk janë legjitim.

Ai tha se dialogu duhet të kthehet në pikën zero, raporton arbresh.info.

“Ne pretendojmë që dialogu nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, sepse i mungon legjitimiteti. Ne mendojmë që dialogun duhet ta kthejmë në pikën zero. Pika zero shkon dorë për dore me Zgjedhje e reja në Kosovë. Ky projekt është mirë të braktiset sa më shpejtë”.

Konjufca ka thënë se VV-ja së bashku me LDK-në është e interesuar të legjitimojë procesin e dialogut me Serbinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme