Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në takim kongresistin amerikan Eliot Engel.
Engel njihet si njëri nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës, pas Bill Clinton e Madeleine Albright, shkruan arbresh.info.
Kongresmeni ka thënë se në Kosovë është bërë progres dhe ka falënderuar kryeministrin kosovar për punën që po bën.
“Ky vend ka bërë progres, ende është duke bërë. Dua të falënderoj ty për punën që po bën jo vetëm për vendin tënd, por për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA- Kosovë”, u shpreh Engel.
Kujtojmë se dje është përuruar emërtimi i rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e Eliot Engel./arbresh.info/
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë