Google ADS

Konfiskohen rreth 1 mijë e 600 kg mish i prishur në Pejë

18:40 | 22 Shkurt 2019
A. B.

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë në Pejë, kanë arritur të konfiskojnë mbi 1 mijë e 600 kilogramë mish të prishur në këtë komunë.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Pejës.

“Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot (22.02.2019) në kuadër të planit për luftimin e shitjes se produkteve të dëmshme ushqimore, me kërkesë të kësaj prokurorie dhe koordnimit me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Pejë, janë bastisur 6 (gjashtë) lokacione të cilat dyshohet se merren me këtë lloj veprimtarie. Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekustruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu Prokuroria është zotuar se do të vazhdojë luftën e kriminalitet, dhe ndalimin e veprimtarive ilegale.

“Prokuroria Themelore në Pejë është e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t’i paraqesin në organet e hetuesisë”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme