Njësia e hetimeve pas një pune operativo-hetimore së bashku me Inteligjencën e Stacionit policor në Klinë, ka arritë të mbledhë informata të besueshme se në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit B.E.(1994), nga fsh.Gjurgjevik i Vogël- Klinë, mund të jetë në posedim të armëve ilegale.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake nga Gjykata themelore Pejë – dega Klinë, është siguruar urdhëresa për bastisje të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tij. Bastisja ka filluar sot me datë 21.02.2019 ora 08:20 dhe gjatë bastisje janë gjetur dhe konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
§ Një (1)AK-47 (prodhim kinez 1966) cal. 7,62me 3 karikator dhe 77 cope fishek cal 7,62x39mm.
§ Një (1)AK-47 (prodhim zastave 1983) cal. 7,62 me një(1) karikator dhe 24 cope fishek cal 7,62×39 mm.
§ Një(1) revole TT cal. 7.62 mm, 9 cope fishek cal 7.62×25 mm, një(1) karikator.
§ Një(1)revole TT cal. 7.62 mm, 32 cope fishek cal 7.62×25 mm, dy(2) karikator.
§ Një(1) revole VZOR 70 cal. 7.65 mm, 26 cope fishek cal 7.65 mm, një(1) karikator.
§ Një(1) pushkë ajrore prodhim turke, cal.5.5mm
§ 577 cope fishekë cal. 7.62x39mm
§ 70 cope fishekë cal. 7.62×25 mm
§ 50 cope fishek cal. 7.65 mm
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit të tij ka pranuar se armët e lartcekura janë të tij. Me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet 48 orë dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.
Gjatë realizmit te urdhëresës së lartcekur hetuesit kane vërejtur se një nga fqinjët e tij ishte duke fshehur diçka.
Hetuesit menjëherë e kane kontaktuar dhe kane kërkuar prej tij se çfarë kishte fshehur, i dyshuari B.E. i lindur (1984) ka pranuar se kishte fshehur armë AK-47 me dy karikator me 38 cope fishek cal. 7.62×39 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe armët me municion janë konfiskuar, me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve”.
Patrulla policore gjatë implementimit të planit operativ me datën 21.02.2019 rreth orës 01:00 kanë ndaluar një automjet me targa vendore të tipit VW dhe gjatë kontrollimit të automjetit tek i dyshuari D.R. i lindur (1981), në automjet është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një karikator dhe 70 cope fishek cal. 7.62×39 mm dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve”. I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit ndalohet në qendrën e mbajtjes për 24- orë.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...