Raportet e Auditorit të Përgjithshëm të prezantuara në Kuvendin e Kosovës, kanë paraqitur shpesh herë parregullsi në raportet financiare të institucioneve të ndryshme, derisa vazhdimisht rekomandimet në institucione po përsëritën nga viti në vit.
Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nuk janë të kënaqur me shkallën e zbatimit të rekomandimeve nga institucionet.
Sipas tij, komunat janë ato të cilat kanë ngecur më shumë në zbatim të rekomandimeve, transmeton Klan Kosova.
“Realisht krejt rezultati i një institucioni suprem të auditimit matet me ndikimin që ka në publik dhe shoqëri, fatkeqësisht ne nuk jemi të kënaqur me shkallën e zbatimit të rekomandimeve nga ana e institucioneve. Vazhdon që të jetë një përqindje e ultë e cila nuk kalon në nivel nacional më shumë se rreth 40% derisa vazhdon të jetë mjaft e varfër sa i përket institucionet vetëqeverisëse lokale, derisa kemi një përmirësim substancial sa i përket institucioneve të pavarura”.
“Ndoshta kjo është edhe tema e cila e ka karakterizuar këtë vit edhe përpjekjet tona edhe të Kuvendit edhe të subjekteve të auditimit. Besoj që sipas gjitha gjasave do të jetë një ndër temat qendrore se si mund ta përmirësojmë gjendjen më tutje dhe kjo është arsyeja pse ne kemi bë një strategji të veçantë dhe jemi duke përpiluar një program të masave që të bëjmë aktivitete dhe pas publikimit të raportit të auditimit në mënyrë që subjektet e auditume t’i ndihmojmë ta përmirësojmë këtë situatë”, tha ai.
Ai ka thënë se komuniteti i donatorëve kanë vendosur kritere për përfituesit e ndihmave dhe një nga to është edhe opinioni i Auditorit të Përgjithshëm.
“Megjithatë, ne kemi një përparim me komunitetin e donatorëve sepse shumica e donatorëve në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionin tonë, tani kanë vënë disa kritere për përfituesit e ndihmave të donatorëve, dhe njëra prej tyre është opinioni i Auditorit të Përgjithshëm, shkalla e zbatimit apo përdorimit të buxhetit dhe shkalla e zbatimit të rekomandimeve”.
“Kur këto kritere tu i pas për bazë edhe shumë kritere tjera të rëndësishme dhe dalin me rezultate negative atëherë krerët e institucioneve dhe institucionet mund të humbin fonde që fatkeqësisht mund të humbin fonde që fatkeqësisht nuk është mirë për qytetarët por ndoshta është një shembull i mirë për treguesit e disa krerëve të institucioneve nuk janë mjaftueshëm efektiv në mënyrë që të përmirësojnë mënyrën e qeverisës”, tha ai.
Ndërkaq lidhur me fillimin e fazës së re të auditimit për vitin 2018 ai ka thënë se deri në mars të vitit të ardhshëm të përfundojnë.
“Ne kemi filluar në fund të muajit shtator auditimin për vitin 218 kemi kry auditimet për 95 organizata sa i përket 7 mujorit të parë të aktivitetit, po presim tani pas vitit ri ti kemi pasqyrat financiare të këtyre institucioneve do të vazhdojmë në periudhën e dytë në të njëjtat organizata dhe në fund të muajit mars do të dalin raportet e para për pasqyrat financiare të vitit 2018 dhe do t’i përfundojnë të gjitha jo më vonë se me 30 qershor”.
Osmani tutje ka folur edhe për auditimin e politikave qeveritare për krijimin e vendeve të reja të punës, ku ka thënë se ka shpërpushje mes strategjive dhe buxhetit që jepet për zbatimin e këtyre strategjive.
“Realisht besoj që kjo është tema më e rëndësishme për qytetarët e vendit, kjo ka qenë arsye pse e kemi bërë një auditim të performancës në këtë fushë. Fatkeqësisht rezultatet e auditimit nuk janë shumë pozitive, thjesht ne e kemi parë që ka një ngecje në mes të strategjive sektoriale që janë miratuar në fusha më të rëndësishme të sektorit ekonomik në Kosovë në raport me planin e veprimit dhe zbatimin e tyre”.
“Thjesht nuk lidhën strategjitë dhe buxhetet që ju jepen për zbatimin e këtyre strategjive, nuk monitorohen në mënyrë të efektshme dhe si rezultat nuk kanë dhënë shumë vende të reja të punës dhe pikërisht për këtë ne vazhdojmë të kemi papunësi të madhe në Kosovë”, tha ai.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...