Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, ndan sot bursa për 164 studentë të cilët janë përzgjedhur nga komisioni përkatës.
Sipas njoftimit, secili student do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 eurove.Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, është angazhuar shumë në këtë drejtim, që prej marrjes së mandatit, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme për studentë të dalluar të kësaj komune, me anë të ndarjes së bursave në numër sa më të madh të tyre, me qëllim që sadopak t’u dilet në ndihmë gjatë studimeve.
“Duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë”, ka thënë kryetari Jashari.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 82,000 euro, prej të cilave 50,000 euro janë ndarë nga buxheti i komunës, kurse pjesa tjetër, përkatësisht 32,000 euro kanë participuar firmat që operojnë në këtë komunë.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...