Në kuadër të takimeve me drejtorët e shkollave të komunave, sot në Komunën e Shtimes është prezantuar Programi Nacional për Rininë i hartuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Për programin foli zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport Leonora Morina-Bunjaku e cila theksoi mbështetjen që MKRS jep për këtë program. “Ky program do t’i kontribuojë arsimit dhe kulturës në përgjithësi, pasi që të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të realizojnë aftësitë dhe shkathtësitë nëpërmjet garës edhe në Komunën e Shtimes”, tha Morina-Bunjaku.
Ndërkaq përfaqësuesi i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Amir Demiri shpjegoi në detaje programin dhe i informoi drejtorët se gara do të nis nga 19 shkurti i këtij viti. Ai pos tjerash tha se janë hartuar udhëzuesit dhe rregulloret për të gjitha fushat të cilat do të jenë bazë për procesin e garës.
Në takim morën pjesë të gjithë drejtorët e shkollave të komunës në krye me drejtorin komunal të arsimit Mensur Neziri. “Unë zotohem se do të keni përkrahjen institucionale në implementimin e programit. Është edhe një mundësi e mirë që nxënësit tanë kanë mundësi të garojnë me shkolla tjera në nivel republike, andaj ju jemi mirënjohës për mbështetjen që ky program po realizohet edhe në Komunën e Shtimes”, tha drejtori Neziri.
Programi Nacional për Rininë do të zbatohet në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport për të gjithë nxënësit dhe studentët.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...