Aty u vlerësua lartë ruajtja e traditës, dhe kulturës shqiptare në Sicili e Kalabri.
Kryetari Ahmeti ju ka folur për funksionimin e Komunës së Prishtinës duke ju përmendur edhe statistika të popullsisë, dhe faktin se është kryeqyteti me më së shumti të rinj në Evropë.
Ai i ka prezantuar edhe “Hyjneshën në fron”, dhe faktin se është gjashtë mijë e vjetër, e gjetur në qytetin e vjetër të Ulpianës.
“E mbajmë si llogo për të dëshmuar se në Prishtinë ka patur njerëz që kanë jetuar këtu. Si kryeqytet mund të jemi të ri, por si vendbanim jemi shumë të vjetër. Në zyrë e kam një pikturë të Hyjneshës në fron me veshje arbëreshe. Është kënaqësi e veçantë të ju kemi në Prishtinë. Kemi pasë disa valë të migrimeve nga Kosova, në shumicën e kohës duke ikur nga lufta, represioni, duke kërkuar jetë më të mirë në Evropës Perëndimore,” i tha Ahmeti të pranishmëve të ardhur nga Sicilia e Kalabria.
Ahmeti, duke ju shpjeguar pjesëmarrjen aktive të diasporës dhe integrimin e tyre në jetën publike, përmendi një përvojë interesante gjatë një vizite në Zvicër.
“Para dy vjetëve isha në Llozanë në Zvicër dhe dola me kryetarin e Kuvendit Komunal, për 15 minuta shëtitje shumë qytetarë më kanë përshëndetë mua, ndërsa kryetarin e Kuvendit askush, edhe më tha ai a po vjen në zgjedhje këtu. Ajo se çfarë është me rëndësi është se qytetarët janë integruar edhe në jetën politike. Kemi anëtarë në senatin në New York, kemi asamblist nëpër Zvicër, kandidat në Gjermani dhe në secilin universitet të Evropës do të takoni minimumi 20 studentë shqiptarë. Edhe pse kanë lindë jashtë, të gjithë flasin shqip dhe e vizitojnë çdo vit vendlindjen e tyre. Vetëm në vitin 2018 kanë dërguar rreth një miliard euro,” deklaroi Ahmeti.
Ai i ka folur për Dua Lipan e Rita Orën, duke vlerësuar lart faktin se ato asnjëherë nuk e mohojnë se janë nga Prishtina.
“Diaspora janë nderi dhe ftyra jonë jashtë vendit tonë,” tha Ahmeti para arbëreshëve.
Noe Andrea, në emër të arbëreshëve, që po qëndrojnë këto ditë në Kosovë, e vlerësoi lartë gatishmërinë e Kosovës për t’i ndihmuar komunitetit atje rreth ruajtjes së traditës shqiptare.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme se si Kosova po ndihmon komunitetin arbëresh në Itali. Edhe pse jemi rreth 50 komunitete. Në numër nuk jemi shumë. Edhe gjeografikisht nuk jemi të koncentruar vetëm në një zonë, me përjashtim të Sicilisë e Kalabrisë. Ky bashkëpunim po jep një frut tjetër, sepse po na bashkon si komuna, dhe na jep atë shpirtin vëllazëror që na bënë të ruajmë traditën deri tash. Prandaj, këtu dua të sjellë një thënie të Skënderbeut, që ka thënë se gishtat e dorës të vetëm janë të dobët mirëpo kur bëhen bashkë shndërrohen në një grusht, dhe grushti është shumë më i fortë se një gisht i vetëm. Duhet të jemi të gatshëm të ndërtojmë këtë urë shoqërore, ekonomike dhe e shumë formave të ndryshme të mbështetjes, për me i qëndru kohës qysh i kemi qëndru për 600 vjet,” deklaroi Andrea.
Grupi i arbëreshëve, i cili po qëndron në Kosovë më rastin e Ditëve të Arbëreshëve, gjatë ditës vizitojnë Muzeun e Kosovës, Monumentin “New Born”, memorialin “Heroinat”, sheshin ‘’Skënderbeu’’ dhe sheshin ‘’Ibrahim Rugova’’./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...