Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare nga Katari “Qatar Charity”, me ç’rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi lidhur me projektin madhor për ndërtimin e lagjes “Frashër” në qytetin e Mitrovicës.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit nga organizata “Qatar Charity”, ambasadori i shtetit Katar për Shqipëri dhe Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, drejtori i projekteve nga kjo organizate, Esam Dabab,drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Egzon Jashari, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, si dhe përfaqësues tjerë nga kjo organizatë.
Gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri së bashku me ambasadorin e shtetit të Katarit, Ali Bin Hamad Al Marri, kanë nënshkruar këtë marrëveshje bashkëfinancimi për zbatimin e projektit për ndërtimin e lagjes “Frashër” me sipërfaqe prej 3. 27 ha (3 ha 27 ari 65 m2).
Ky projekt madhor për qytetin e Mitrovicës parashihet të ketë 40 shtëpi për përfituesit me kushte të dobëta ekonomike dhe pa vendbanim, një shkollë, një shtëpi të shëndetit, katër lokale afariste, një objekt i destinuar për shfrytëzim nga Organizata “Qatar Charity” dhe një xhami.
Ndërsa Komuna e Mitrovicës në cilësinë e bashkëfinancuesit ka dhënë në shfrytëzim pronën e paluajtshme me qëllim të ndërtimit të shtëpive për arsye humanitare si dhe do të marrë përsipër rregullimin e tërë infrastrukturës përcjellëse të kësaj lagjeje.
Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar ambasadorin e Katarit dhe përfaqësuesit e këtij shteti për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj qytetarëve të Mitrovicës, duke thënë se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm të Organizatës Bamirëse “Qatar Charity”, e cila ka mbështetur Mitrovicën me projekte madhore në sektorë të ndryshme, duke kontribuar kështu në zhvillim dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Ky projekt i mbështetur nga organizata juaj është shumë i rëndësishëm si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social, por mbi të gjitha ka vlera humanitare sepse i atribuohet qytetarëve të cilët jetojnë në kushte jo të mira ekonomike. Komuna jonë ndihet shumë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme dhe realizimin e shumë projekteve në qytetin tonë, kur dihet se aktualisht qyteti i Mitrovicës përballet me vështirësi të mëdha ekonomike.
Donacioni i ofruar nga ana juaj për ndërtimin e 40 shtëpive në Mitrovicë,është një lehtësim i madhe për ne si institucione lokale, sepse në këtë mënyrë po ua kthejmë buzëqeshjen shumë familjeve të cilat jetojnë në kushte të dobëta ekonomike dhe pa vendbanim”, ka thënë ndër të tjerash kryetari
Bahtiri.
Kurse ambasadori i shtetit Katar, Ali Bin Hamad Al Marri, theksoi se ndihet tejet i lumtur që ndodhet në qytetin e Mitrovicës dhe se shteti i tyre ka arritur të ndihmoj Kosovën me projekte të ndryshme e veçmas duke ndihmuar familjet në nevojë.
Gjithashtu ambasadori falënderoi edhe kryetarin Bahtiri për gatishmërinë e treguar në realizimin e këtij projekti, i cili është gjithëpërfshirës, me karakter kulturor
<https://drive.google.com/file/d/1Dbp3hiVSVDyxePkvkfJv6jFEhfacXrls/view?usp=drive_web>
si një ndër projektet më serioze të realizuara në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të ndihmojmë qytetarët e Mitrovicës me projektet tona, për të ndihmuar familjet të cilat vërtetë kanë nevojë”,
tha ndër të tjerash ambasadori i shtetit Katar. /arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...