Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pas marrjes së njoftimit dhe skenave të tmerrshme të cilat qarkullojnë edhe në mediat sociale dhe të tjera ku shihet një shtetase e Republikës së Kosovës e komunitetit rom që sulmohet nga një grup të rinjsh në qendër të Ferizajt, ka reaguar duke thënë se ky rast më së paku shpërfaqë mikpritjen për të cilën dallohet ky qyteti dhe tolerancën e kultivuar ndër vite mes njëri-tjetrit.
“Ky rast i izoluar më së paku shpërfaqë mikpritjen për të cilën dallohet qyteti ynë dhe tolerancën e kultivuar ndër vite mes njëri-tjetrit. Dënoj aktin e dhunës ndaj qytetares e cila është sulmuar sot nga një grup të rinjsh në Ferizaj dhe kërkoj nga organet e drejtësisë dhe sigurisë që në afat sa më të shpejt të marrin masat e nevojshme përkitazi me legjislacionin në fuqi. Institucionet komunale distancohen nga kjo dhunë dhe si të tillë, kërkojmë dënimin e kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër vlerave qytetare e njerëzore” ka thënë i pari i Ferizajt, Agim Aliu.
Nga burimet e Komunës së Ferizajt, qytetarja e nacionalitetit rom gjendet në organet e sigurisë dhe po merr trajtimin e nevojshëm ligjor, nën mbikëqyrjen e organeve përkatëse sociale.
Në reagim thuhet se Komuna e Ferizajt është e gatshme të ofroj gjithë ndihmën e nevojshme në kompetencën e saj për të trajtuar dhe ndihmuar në këtë rast./Telegrafi
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...