Komuna e Deçanit ka reaguar lidhur me kërkesën e shefes së misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesa e saj për zbatimin e këtij vendimi.
Kjo komunë përmes një komunikatë për media ka treguar argumentet e nevojshme se pse nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016.
Reagimi i plotë nga Komuna e Deçanit:
Lidhur me Kërkesë e Apostolloves për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe kërkesa e saje për zbatimin e këtij vendimi.
Edhe një herë, për hir të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare po mundohemi të japim argumentet e nevojshme pse nuk zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese të vitit 2016
Së pari :Para se të nxirët vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti i filluar në vitin 1992 vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrare ne demonstrata nga pushteti i athershëm serb , kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para kësaj kohe qindra nxënës të helmuar dhe në at kohë punëtoret e ndërmarrjes hoteliere ,,Iliria ’’ishin të larguar dhunshëm nga puna .Pikërisht në ketë kohë kur qytetaret shqiptar nuk kishin as një të drejtë ndërmarrja e dhunshme Hoteliere ,,Slloga’’ i bën dhuratë Manastirit 12 hektar tokë pronë e hotelit ,,Iliria’’ .Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lart cekura personeli i Manastirit ka gabuar rend duke pranuar ketë dhuratë ( Poklon)
Së dyti: Kontesti vazhdon gjer në vitin 1997 periudhë e mbushur më tmerr për shqiptaret një aparthied klasik mbi popullatën e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e qeveris se Serbisë parlament i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se Bletarisë(Apiko ) prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë, edhe në ketë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë.
Së treti: Edhe pse gjer në Qershor të vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e tokës së djegur , vrasjeve, dhunimeve masakrave . Po e njëjta nuk pranoi që ketë pronë ta bart mbi manastirin e Deçanit .Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji Federativ për Qarkullimin e Pronës se Ndërmarrjeve Shoqërore
Së katërti: Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtoret e dy ndërmarrjeve shkojnë ti qasen edhe Hotelit edhe Bletarisë nuk lejohen që të hyn brenda këtyre objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre .Kontesti fillon në gjykatën komunale te Deçanit ne vitin 2000 dhe zgjat deri ne vitin 2016 , pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjate gjithë kësaj periudhe kohore komuna e Deçanit nuk njihet si palë ne proceduar kurse dy ndërmarrje,, Apiko’’ dhe ,,Iliria’’ përfaqësohen nga zyrtari Ligjor i AKM-së Ernes Copke i cili gjatë ter procedurave ne vend që të përfaqësoi dhe mbroj interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve , del në mbrojtje të vendimeve të pa drejta të vitit 1992 dhe1997.
Së pesti: Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat e mos zbatimit të vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tije sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në ketë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani.
Se gjashti : Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti qe Gjykata Kushtetuese ta kthej në rishqyrtim rastin ndërsa zgjidhja e dytë është që komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...