Komisioni për Legjislacion voton ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale

14:10 | 18 Dhjetor 2018
V. S.

Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka votuar plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, raporton Ekonomia Online.

Komisioni ka miratuar Raportin me amendamente në Projektligjin për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës me 6 vota pro dhe dy vota kundër të depuetëve Arben Gashi nga LDK-ja Shkumbin Demalija nga AAK-ja.

Anëtari i komisionit, deputeti i VV-së Sami Kurteshi ka prezantuar raportin me amendamente në Projektligjin për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Ne e kemi shqyrtuar këtë plotësim-ndryshim kemi bërë ndryshime që janë të domosdoshme dhe të nevojshme kemi përgatitur nga grupi punës e kemi kryer për atë sa ka qenë e mundur kemi bërë përpjekje me i dëgjuar palët që e kundërshtojnë një veprim të tillë nuk ka pas kundërshtime të një natyre tjetër”.

“…por rezerva se a janë të garantuara gjitha siguritë për të pandehurit sepse është gjykim në mungesë, jemi vonuar kemi pas premtim nga qeveria të sjell tekstin e kodit të procedurës penale plotësim-ndryshimi dhe nuk është sjellë, propozoj që kjo të shqyrtohet dhe të miratohet nga komisioni”, tha Kurteshi.

Kryesuesja e komisionit, Albulena Haxhiu tha se nuk kanë marrë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Kodi i Procedurës Penale nga ministria siç kanë premtuar do e dërgojmë në Kuvend dhe do harmonizonim ndryshimet, por nuk ka ardhur, unë do ta përkrah dhe mendoj se jemi vonuar sa i përket trajtimit të krimeve të luftës”, tha Haxhiu.

Edhe Deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj tha ministria e Drejtësisë është vonuar që nuk e ka sjellë tekstin e Kodit të Procedurës Penal./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme