Komisioni për Legjislacion i hapë rrugë miratimit edhe Projektligjit për paga

15:13 | 30 Janar 2019
arbresh.info

Në Komisionin për Legjislacion është miratuar Projektligji për paga duke i hapë rrugë edhe shqyrtimit të dytë në seancë plenare.

Aty u diskutuan për pakënaqesitë e shumë sektorëve që nuk janë përfshirë në ndryshimet e këtij ligji.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se është e gabuar nëse në seancë bëhen ndryshime.

“Ne mundemi me ua dërgu si rekomandim komisionit funksional që t’i adresojë këto gjëra për këto agjenci. Për tjerat vendosim në seancë. Nëse qelen amandamente në seancë mund të bëhet tollovi dhe të shkatërrohet ligji”, ka thënë ai./arbresh.info/

Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 15:00

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme