Komisionet Hetimore jo funksionale, deputetët po i përdorin për të “qëruar hesape”

09:04 | 18 Maj 2019
Arbresh.info

Komisionet parlamentare ad-hoc që formohen për hetimin e një çështje të caktuar nuk po nxjerrin asnjë rezultat dhe dëshmi në lidhje me punën për çka janë formuar.

Edhe pse formim i tyre është pozitiv dhe i garantuar me ligj, anëtarët e këtyre komisioneve që janë deputet të grupeve parlamentare nuk po i funksionalizojnë siç duhet këto komisione.

Madje, disa deputetë edhe pse marrin pagë ekstra duke qenë pjesë të komisioneve hetimore, i përdorin ato për të “qëruar hesape” politike mes vete.

Mos vullneti politik dhe mos dakordim mes deputetëve ka bërë që komisionet të dështojnë për të quar përpara çështje të caktuara thotë vëzhguesi i Kuvendit nga KDI, Artan Murati.

“Është pozitive fakti që deputetet janë të interesuar që të incizojnë komisione parlamentare meqenëse ka edhe ligj qe veçantë qe e rregullon këtë çështje. Problemi qëndron tek mënyra se si po funksionojnë këto komisione dhe tek raportet që dalin nga komisionet. Ne kemi pas ne disa raste qe nuk ka pasur as vullnet politik e as dakordim mes deputetëve për të çuar përpara çështje të caktuara. Normalisht nganjëherë i kanë shfrytëzuar këto komisione për të qëruar hesape politike mes vete deputetët”, tha ai për Arbresh.info.

Deputete duhet t’i funksionalizojnë si duhet këto komisione , thotë Murati duke shtuar se raportet në fund të jenë kredibile dhe të sigurohen që pas miratimit në Kuvend të shkojnë në duart e duhura “në prokurori dhe të gjitha institucionet tjera që do të merren me çështje tjera”.

“Grupet parlamentare kanë të drejtë të delegojnë këdo prej deputetëve në këto komisione. Është mirë që të vesin  për kredibilitetin e tyre dhe të dërgojnë deputet që kanë fuqi politike dhe janë profesionist dhe mbi të gjitha  që nuk janë të apostrofuar për gjërat që hetohen në komision. P.sh ka raste kur deputetë janë pjesë e një komisioni hetimor për PTK dhe Vala ne anën tjetër anëtarë të familjes të të deputetëve janë apostrofuar se janë punësuar ne baza partiake”, tha ai.

Politologu Ramush Tahiri deklaroi se puna e këtyre komisioneve është që të mbledhin fakte e jo të zëvendësojnë gjykatën.

“Me rregullore Kuvendi ka te drejt me formu komisione ad-hoc për hetime të një çështje dhe me nxjerr një rezolutë apo raport. Komisionet nuk e zëvendëson gjykatën por vetëm mbledh fakte dhe kanë drejtë me kriju për një çështje që debaton kuvendi”.

Sipas tij, asnjë nga detyrat që kanë marrë nuk i kanë çuar deri në fund.

“Kuvendi asnjë punë nuk i ka shkuar deri në fund.  Krejt deputetët kanë interesat partiake dhe personale asnjë nuk ka interes në kuptimin shtetëror. Ata e kryen punën por nuk ka rezultat. Kuvendit nuk ja ka pa hajrin për asnjë temë. Kuvendi është vetëm një makineri votimi asgjë tjetër. Kurrë s’ka marrë një iniciative vet me dërgua deri në fund vetëm çka i ka ardh nga qeveria”, ka thënë ai.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë duke funksionuar dy komisione hetimore:

  1. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës
  2. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala

Dhe dy komisione Ad Hoc:

  1. Komisioni Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor
  2. Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme