Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet dhe mbështetur nga zyra e UNICEF në Kosovë, ndau mirënjohjet “Miku i Fëmijëve”, për kontribuesit më të mëdhenj të vitit 2018 në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Mirënjohjet “Mik i Fëmijëve” u ndanë për: Familjen Strehuese për fëmijët pa përkujdes prindëror Hakile dhe Muharrem Lutfiu, kompaninë IPKO, Raiffeisen Bank, mjeku Mazllum Belegu, mësuesja vullnetare, Afërdita Tahiri, vullnetare, Dea Nikqi dhe mësuesja vullnetare , Syrije Myftari.
Sipas KOMF, ndarja e këtyre mirënjohjeve ofron një mundësi për të njohur publikisht përpjekjet, angazhimin dhe energjinë e shumë korporatave, bizneseve, personaliteteve, individëve, që japin një kontribut të rëndësishëm në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Në të njëjtën kohë kjo pritet të ndikojë në edukimin e shoqërisë për mbështetjen e kauzës për mbrojtjen e fëmijëve.
“Secila femër është e bukur në mënyrën e vet”, “për mua jo” ...
Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipëri...
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit