Para të pranishmeve D’Adario, tha se kur e kujton Prishtinën e viti 1999 e kujton ndjenjën e dëshpërimit.
Ndërsa shton se sot i kujton me mirënjohje të gjithë ata që e dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm.
“Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999 më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtare të luftës civile . Shumë njerëz ishin zhvendosur kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore.”
Ai thekson se ishin pjesë e një grumbullimi të paprecedent të Kombeve të Bashkuara një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave.
Nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota.
“Sot, i kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm. KFOR-i ka ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë duke mundësuar krijimin e kushteve për rifillimin e shërbimeve, jetës politike dhe civile, duke punuar së bashku me organizatat dhe misionet tjera ndërkombëtare në cilësinë tonë si prani ndërkombëtare e sigurisë, me mandat të rezolutës 1244 të OKB-së.”
“Si rezultat i kësaj, Kosova është vend shumë më ndryshe se 20 vjet më parë. Kosova ka përjetuar 20 vite të paqes dhe zhvillimit. Ky përparim nuk ka ardhur falas. Gjatë këtyre 20 viteve më shumë se 200 ushtarë humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR.”
“Kosova është dëshmitare e zhvillimit të nja shoqërie energjike. Rrugëtimi është përplot sfida dhe ende ka shumë vështirësi që duhet të tejkalohen. E kur e kthej kokën prapa, nuk shoh më njerëz duke u munduar të shpëtojnë, kokën e tyre, por shoh qytetarë të gatshëm për ta ndërtuar mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.”
“Ka ende shumëçka që duhet arritur. Megjithatë zhvillimet aktuale në Ballkan shënojnë rrugëtimin drejt përparimit dhe integrimit që mund ta përcjellim. Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vie vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve.”
“Gjatë këtyre muajve si komandat i KFOR-it e kam parë drejtpërdrejtë përkushtimin gërmues të bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën dhe ngrohtësinë e të gjitha institucioneve.”
“Ndërmarrja e vendeve të KFOR-it do vazhdojë të sigurojë se ora kurrë nuk ec mbrapa dhe që aspiratat legjitime për të ardhmen të shndritshme do të përmbushen. Njerëzit meritojnë më mirë dhe ata do ta fitojnë këtë”./arbresh.info/
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...