Rreth 13 mijë shqiptarë, të cilët janë dëbuar gjatë luftës së fundit dhe në shkurtin e vitit 2000 nga banesat e shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës, edhe më tutje jetojnë si refugjatë në jug të Mitrovicës, vetëm disa metra larg nga banesat përtej urës prej nga janë dëbuar, ndërkohë institucionet e shtetit të Kosovës nuk kanë bërë asgjë që atyre t’u sigurohet kthimi.
Rreth 500 prona të shqiptarëve mbahen të uzurpuara nga serbët, ndonëse në fund të vitit të kaluar 20 prej tyre janë rinovuar nga një organizatë e huaj për t’u krijuar kushte pronarëve që të kthehen.
Shqiptarët kanë vështirësi të kthehen sidomos me ndarjen e qytetit të Mitrovicës në dy pjesë, jug dhe veri, ndërkohë deri atëherë Komuna e Mitrovicës nëpërmes një aksioni “Ndihmo edhe ti” kishte arritur të ndërtojë rreh 100 shtëpi në lagjet veriore të banuara me shqiptarë, shkruan gazeta “Zëri”.
Por me ardhjen në pushtet të Goran Rakiqit në Komunën Veriore të Mitrovicës ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve është ndërprerë dhe secili që ka marrë iniciativën të ndërtojë është përballur me policinë dhe me inspektorët e Komunës Veriore.
Derisa shqiptarët nuk lejohen të ndërtojnë në pronat e tyre në veri dhe derisa shqiptarët nuk lejohen të kthehen në banesat e tyre përtej urës, prej nga janë dëbuar gjatë luftës, por edhe në shkurtin e vitit 2000, Serbia vazhdon të investojë shuma të mëdha të mjeteve për ndërtimin e objekteve të larta të banimit, si dhe të vendbanimeve të reja me qellim që serbët nga Serbia të kthehen në Kosovë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...