Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka rënë nga provimi me rastin e keqpërdorimit seksual të adoleshentes nga Drenasi.
Kollçaku ka thënë se shteti ka dështuar në parandalimin e rasteve të tilla, në trajtimin serioz të rasteve dhe në përkujdesin e viktimave.
“Shteti ka rënë në provim në këto tri faza”, ka thënë deputetja Kollçaku që ka shtuar se ditëve të fundit është tentuar që fajësia të zhvendoset nga dhunuesi i vërtetë te viktima.
“Kemi biseduar aq gjatë për viktimën, por jemi mësuar që i forti që nuk e njeh ligjin e ka krahun e fort dhe zhvendoset fajësia nga dhunuesi i vërtetë te viktima”, ka shtuar ajo.
Kollçaku ka thënë se ditëve të fundit ka pasur disa raste të ngjashme me atë të Drenasit, duke përmendur edhe rastin e së premtes kur një pjesëtar i FSK-së në Viti u ndalua për keqtrajtimin e një të miture 15-vjeçare.
“Viktima për të cilën sot u zhvillua seanca [ e jashtëzakonshme e Kuvendit], rrjedh nga një familje e varfër, pa mbështetje dhe përkrahje. Është shumë më lehtë që ajo të provojë fajësinë e saj. Zakonisht dhunuesit llogaritin në këto raste”, ka thënë Kollçaku kur ka folur për të dyshuarit e këtij rasti derisa keqpërdorimin dyvjeçar të saj e ka quajtur si formë të re të skllavërimit.
“Keqpërdorimi dyvjeçar është formë e re e skllavërimit. Ne nuk kemi pasur një raportim të tillë deri më tani”, ka thënë Kollçaku.
“Ky rast ka shumë pikëpyetje, deri tash janë vetëm tre njerëz të përfshirë, por mund të ketë edhe më shumë të përfshirë në rastin e vajzës. Ne po presim hetimin e organeve të drejtësisë”, ka thënë veç të tjerash ajo.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...