Kollaps financiar, nga 1 shkurti nuk ka paga në sektorin publik

13:47 | 30 Janar 2019
arbresh.info

Kuvendi nuk ka miratuar propozimin për zgjatjen buxhetore, duke pamundësuar marrjen e pagave në sektorin publik.

“Me 56 vota për ky mocion nuk ka kaluar. Me këtë rast që nga data 1 shkurt shërbyesir civil, pensionistët nuk do të mund t’i marrin pagat dhe pensionet. Sipas kësaj edhe nëse kalohet buxheti zgjatjet buxhetore nuk janë miratuar të përfshira në këtë mocion dhe kështu një pjesë e shkurtit do të mbetet pa paga”, ka thënë Ministri i Financave, Bedri Hamza./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme