Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi.
“Ai ishte punëtor i palodhshëm e profesionist i dalluar. Ishte një mësues i mirë për gjeneratat e reja të gazetarisë”, ishin disa nga fjalët që kolegët e AGK së e kujtuan të ndjerin, raporton arbresh.info.
Gazetarja dhe kolegia shumëvjeçare e tij Evliana Berani në një fjalim rasti rrëfeu kujtimet dhe mësimet që i ka marrë nga i ndjeri Ibrahim Rexhepi.
“Fal tij mësova shumëçka në gazetari. Mësova globalizmin, të mirat dhe të këqijat që mund ti sjell ai. Me Ibren për herë të parë mësova edhe si ta lexoj buxhetin.
Mbi të gjitha nga Ibra mësova se asnjëra nga këto koncepte nuk ka asnjë qëllim nëse mbi këto nuk vendoset njeriu.
Në çdo shkrim ai apelonte për një vizion të qartë ekonomik që do ta shpinte përpara Kosovën.”
E Agron bajrami nga koha ditore tha së Lajmi i djeshëm për shuarjen e kolegut tonë Ibrahimit ishte i rëndë për atë që e kanë njohur personalisht.
“Gjatë viteve sa kemi punuar bashkë Ibra cilësohej për profesionalizmin e tij dhe urtësinë. Ai ishte edhe mësues për gjumë gjenerata.
Ishte ndër të paktët gazeta në Kosovë që asnjëherë nuk i ngatërroj gjerat personale me punën.”
Kryetarja e asociacionit të gazetarëve të Kosovës Gentiana Begolli tha se gazetaria nuk do të ketë më një njeri si Ibrahim Rexhepi.
“Një njeri që besoj se nuk ka kush ta zëvendësoj më në komunitetin tonë sepse të gjithë besojmë se Ibro është i pazëvendësueshëm.”
“Ibro nuk ishte vetëm i familjes Rexhepi por ishte i të gjithë” tha një familjar i tij.
“Dhimbjen që kemi ne si familje që na keni lehtësuar shumë te gjithë ju. Ibrahim Rexhepi ishte njeri i madh, ai Nuki ishte vetëm i familjes Rexhepi por ishte i të gjithëve”./arbresh.info
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi