Kocijançiq: I bëjmë thirrje të dy lidershipeve të përmbyllin menjëherë provokimet

15:48 | 22 Nëntor 2018
arbresh.info

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq tha sot se mesazhi i Brukselit për tarifat doganore të Kosovës është “i qartë dhe i qëndrueshëm” dhe se BE “pret qartë” nga autoritetet e Kosovës të tërheqin këtë masë.

Ajo njëherit kërkoi nga të dyja palët që të përmbahen nga provokimet, sepse sipas saj nuk i kontribuojnë dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, raporton arbresh.info.

“I bëjmë thirrje të dy lidershipeve të përmbyllin menjëherë provokimet dhe të fokusohen në kompletimin e normalizimit të marrëdhënieve, pa kushte,” deklaroi Kocijançiq në një konferencë për medie.

Zëdhënësja e BE-së ka hedhur poshtë komentet se Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së Federica Mogherini është e njëanshme. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme