Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, nuk ka pranuar që të komentojë deklarimet e kryeministrit Haradinaj për çështjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe asaj se ‘duhet t’i vësh përsëri çizmet në rast të prekjes së kufijve’.
Ajo teksa ka shmangur përgjigjen, ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, në mënyrë që të shmangen provokimet.
Kocijancic ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një çështje mjaft komplekse.
“Palëve iu duhet hapësirë që të arrijnë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve që duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ajo, transmeton gazeta Express.
Kocijancic ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet ta respektojnë marrëveshjen e MSA-së sa i përket menaxhimit të kufijve.
“Edhe Kosova dhe Shqipëria janë të angazhuar për menaxhim të shëndoshë të kufijve në respekt të plotë të detyrimeve të tij sipas Procesit të Stabilizim-Asocimit të BE-së dhe ne presim që ata të veprojnë në përputhje me to”, ka deklaruar Kocijancic.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...