Avokati, Arianit Koci, po cilëson se masa ndaj Serbisë do ta forcojë shtetin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se populli i Kosovës do ta vuajë shtrenjtimin eventual të mallrave bazike, dhe se aplikimi i këtyre masave mund të sjellë edhe reciprocitet nga Serbia.
Megjithatë, sipas tij Kosova duhet të vazhdojë t’i ndjekë aspiratat e veta.
Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:
Taksa forcon shtetin, tarifën e paguan qytetari
Aplikimi i taksës në produkte serbe na qenka veprim popullist dhe i pamatur, e reaksioni i Serbisë nuk qenka i tillë?
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në fund populli do ta paguajë shtrenjtimin eventual të mallrave bazike, dhe se aplikimi i taksave ad-hoc, mund të sjellë edhe masa reciproke të Serbisë.
Disa po thonë që veprimi i qeverisë sonë është iracional dhe i pamatur mirë.
Në anën tjetër rreth 15.000 persona kanë vdekur për lirinë e Kosovës.
Rreth 20.000 gra janë dhunuar.
Me qindra mijëra kosovarë janë persekutuar dhe burgosur.
Mos të flasim për dëme ekonomike.
A mos paska qenë më racionale me e pasë ulur kokën prej vitit 1912, e mos me i rezistu armikut dukshëm më të fortë?
Duhet të vazhdojmë t’i ndjekim aspiratat tona – me çdo kusht e sakrificë, deri në realizimin e ëndrrës sonë shekullore: pavarësisë së plotë të Kosovës.
Ramush Haradinaj bashkë me gjithë ministrat dhe njerëzit e tjerë duhet t’ua shpjegojnë qytetarëve se taksën e kanë vendosur për të mirën e Shtetit. Njëkohësisht, t’ju tregojnë se ata, pra qytetarët, njerëzit e këtij vendi do ta paguajnë edhe këtë vendim të mirë për shtetin. Në fund të fundit fajin pse jemi në këtë gjendje ku kemi ardhur e kanë secili udhëheqës i Kosovës. Edhe Haradinaj tash, sikurse Thaçi dje dhe Isa Mustafa pardje.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...