Problemet e Koalicionit PAN përkatësisht të kësaj Qeverie që i kam renditur më poshtë, kanë disa veçori unike të përbashkëta të cilat tipizojnë më së miri karakterinë e vërtetë qeverisës të pozitës aktuale. Çështjet e listuara më poshtë në rend të parë dëshmojnë një karakeristikë të përbashkët qeverisëse– kjo është mungesa e guximit, përkatësisht ikja nga përgjegjësia dhe mungesa e vullnetit të ndershëm për tu përballur me problemet. Në rend të dytë problemet e më poshtme flasin për papërgjegjësin morale, qytetare dhe atdhetare për të dhënë llogari për veprimet e bëra apo për apstenimet. Dhe në fund ato bashkë dëshmojnë për arrogancën e pa sens politike për ta kuptuar se një veprim moralisht i padrejtë dhe etikisht i pajustifikueshëm ndëshkohet nga qytetari i cili mban mend, kalkulon mençur dhe nuk është naiv.
Ikja nga veriu
Qeveria e Kosovës tash sa kohë nuk merret me veriun e vendit. Atje kanë dhënë dorëheqje kryetarët e katër komunave dhe qeverisja lokale është në kolaps. Nuk dihet se si menaxhohet paraja publike. Përkundër kësaj Qeveria dhe krejt Koalicioni PAN as që qajnë kokën se të gjitha investimet politike dhe tjera që janë bërë atje, po shkatrohet për kohë të shkurtë. Ky koalicion i qaset veriut thua se nuk është pjesë e Kosovës. Ky apstenim për tu marrë guximshëm me veriun po shkon drejtpërsëdrejti në dobi të projekt-propozimit për shkembimin e territorit të Kosovës me Serbinë, projekt ky të cilin kjo Qeveri apo thënë më saktë, një pjesë e saj, e kundërshtojnë tash sa kohë, por vetëm verbalisht.
Ikja nga dialogu
‘E meta ime, nuk jam specialist i dialogut‘ kështu u arsyetua Kryeministri aktual i vendit për të mos qenë në krye të dialogut me Serbinë. Mungesë tipike e guximit për tu ballafaquar me probleme kruciale. Marrje e pozitës më të ngeshme, vështrim e kritikim nga anash. Thua se për ti pri dialogut duhet të jesh specialist, thua se Vuçiqi është. Me vetëdije, por jo me përgjegjësi shtetndërtuese, ai ja lëshoj vendin që këtë ta bëj Presidenti i vendit. Mund të ketë pasur edhe presion nga partnerët në koalicion, për ta bërë këtë, kjo ende nuk dihet publikisht. Sot Kryemnistri e kundërshton Presidentin për propozimin e tij për korigjim të kufirit. Ikja nga përgjegjësia për ti pri dialogut ishte gjithsesi një nga faktorët pse sot ka marr aq shumë hov ideja për korigjimin e kufirit Sa vlenë tani kundërshtimi i Haradinajt për korigjimin e kufirit ?
Rritja e pagavet
Mungesa totale e sensit qeverisës tek Qeveria aktuale, e deformuar edhe me një papërgjegjësi hamshore dhe grykësi të papërmbajtur u pa tek rritja e pagave 100% për veten e saj, por jo për të tjerët. Edhe po ta këshillonte dashakeqësi më i madh i kësaj Qeverie Kryeministrin Haradinaj, nuk do të dinte ta mësoj më keq. Eshtë e çuditshme një qasje e tillë ku, maturia është zëvendësuar me arrogancë, ku konsiderata ndaj të tjerëve është zëvendësuar me injorim dhe ku u dëshmua se kjo Qeveri s’ka sens minimal politik për të kuptuar se si do të përceptohet ky vendim nga qytetari i thjeshtë. Grevat që po ndodhin në arsim, të cilat po paralajmërohen edhe në digastere tjera, e të clat si duket mund të shëndrohen në revoltë, janë përgjigja plotë mllef ndaj kësaj marrëzie qeverisëse.
Demarkacioni
Me qëndrimin që mund të përmbledhet në një moto – Nuk e falim tokën e të parëve – me akuzën se tradhëtia duhet të ndalet me çdo kusht – z. Haradinaj, por edhe krejt Koalicioni PAN, erdhi në pushtet. Mirëpo ende pa u rahatuar mirë në atë pozitë, Kryeministri aktual e votoj ligjin për demarkacionin. U votua po ai kufi të cilin e kishte mallkuar. U bë një deklaratë ndërmjet dy Presidentëve ( Kosovë – Mali i Zi) por i cili nuk e revokoj vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për kufirin. Me kaq kjo punë u harrua. Sikur të mos e harronte me qëllim kjo Qeveri këtë çështje, Haradinaj do të mund të arsyetohej disi për veprimin e tij. Por ai tani më nuk qanë kokën për këtë kufi, as për atë deklaratë. Nuk e përmend më. Ajo tokë e kontestuar tani i takon Malit të Zi që është në NATO. Por Haradinaj ende është në pushtet. Ironia do të jetë se mu ky Kryeministër nesër në opozitë mund ta akuzoj cilëndo Qeveri të Kosovës që vije në pushtet se, nuk po bën asgjë për ta vënë në lëvizje çështjen e kufirit duke u thirrur në deklaratën e nënshkruar. E pandershme.
‘Lista srbska’
Koalicioni PAN mundi të vije në pushtet dhe ta krijoj Qeverinë vetëm dhe vetëm me ndihmën e Listës Serbe. Kjo ishte hisja dhe ndikimi më i madh që i ishte dhënë ndonjëherë ndonjë Qeveri përfaqësuesve serb të Kosovës të cilët edhe ashtu me dispozitat aktuale kanë privilegje të mëdha sipas parimit të diskriminimit pozitiv. Për herë të parë politika klandestine e Beogradit në Kosovë u legjitimu nga një Qeveri e Kosovës për shkak të tërpisë së papërmbajtur për të ardh me çdo kusht në pushtet. E frikshme kur e mendon.
Minisra nën akuzë
Kjo Qeveri është e përbërë nga disa pjesë (subjekte politike) që nuk e bëjnë një tërësi funksionale në asnjë variantë. Mospajtimet ndërmjet tyre tashmë janë kthyer në përçarje sidomos rreth dialogut. Kur është ngritur akuza ndaj një ministri i cili nuk ishte pjesë e AAK-së, arsyetimi i Kryeministrit për të mos e liruar nga posti ate, ka qenë se ai është i një subjekti tjetër. Kjo tregon se sa jo unike është kjo Qeveri e cila edhe pse ka Kryeminisër ai nuk është koka e tij e vetme. Për më keq, për dallim prej qeverisë së më parshme Mustafa, kjo Qeveri as që merr mundin, por si duket as nuk mundet, sepse i mungon guximi dhe uniteti, për ti liruar nga detyra ministrat e akuzuar. Dhe puna vazhdon kështu me ministra nën akuzë të cilët pritet, sidomos nga Brukseli, ta ndihmojnë luftimin e korrupsionit.
Zëvendësministrat
Numri i zëvëndësministrave është aq i madh, nuk i numron më askush (Qeveria Mustafa kishte 43, vetë ai kishte 11 këshilltar, kurse Haradinaj ka 35) sa që kjo çështje parasegjithash tashmë ka të bëj me të moralshmen, me parime. Vetëm një qeveri që ka pajtu me marre, e cila nuk jep pesë pare se çfarë mendojnë të tjerët, mund ta bëj një marrëzi të tillë. Arsyetimin që kjo Qeveri ka dhënë për numrin kaq të madh të zëvendësministrave – jemi koalicion i madh (edhe pse tashmë nuk e kanë shumicën) prandaj duhet t’i akomodojmë shumë subjekte edhe në këtë mënyrë – veçse e përforcon më shumë konstatimin tim se kjo Qeveri sjep pesë pare për të moralshmen, etikën dhe drejtësinë në qeverisje, përkatësisht në politika. Mjerim
Luftimi i radikalizmit
Ndërmjet asaj çfarë ka thënë dhe asaj çfarë ka bërë ky Koalicion, sidomos Kryeministri Haradinaj, në asnjë çështje nuk ka pasur më shumë diskrapancë dhe mungesë sensi, sesa në luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit fetar, përkatësisht në luftimin e islamit politik në Kosovë. Në këtë përpjekje kjo Qeveri, sidomos Kryemnistri, është mjaftuar me konstatime dhe vlerësime të cilat në të vërtetë kanë qenë më të ashpërat të mundshme dhe më të pazakontat. Në praktikë kjo luftë është lënë anash dhe në këtë drejtim nuk është bërë asgjë konkrete që ja vlenë të përmendet. Tipike për këtë mendësi qeverisëse dhe për këtë koalicion që i mban unik vetëm dëshira për të mbetur në pushtet.
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...